Teknologjia

Printime me cilesi te larte dhe bojra ekologjike.

Printer latex
Printerat latex ofrojne komoditetin maksimal te printimit duke printuar ne kohe rekord me nje cilesi te larte. Me ane te kesaj teknologjie ju bejme te mundur printimin per shume lloje mediash. Cilesi maksimale ne imazh dhe ngjyra, solventet e perdorur per printimet latex jane pa arome dhe jane ekologjik. Teknologjia Latex eshte 100% ekologjike dhe printon me rezolucion deri ne 1200dpi, kjo e ben te pershtatshme per te gjitha llojet e aplikimeve si ne ambiente te jashtme ashtu dhe ne interier si psh: piktura apo foto ne zyre dhe shtepi, ambjente per njoftim ne spitale dhe klinika, veshje makinash etj.

Bojrat Latex
Bojrat latex jane te krijuara ne bazen e tyre nga uji dhe jane te pershtatshme per printime digitale dhe industriale. Ato jane ideale per aplikime te formateve te medha si banera per evente, tabela, gjithashtu perdorimi i tyre behet edhe per interier sepse printimet e realizuara me keto bojra jane mjaft cilesore, te durueshme dhe mjaft ekonomike.

Printimi me bojra Latex
Printimi me bojra Latex na jep mundesine t'ju sherbejme me printime ne disa tipe mediash.
Printimet jane te nje kualiteti te larte dhe te qendrueshme deri ne 3 vjet ne aplikime te palaminuara dhe deri ne 5 vjet per aplikime te laminuara, Printimet per interier kane nje qendrueshmeri deri ne 5 vjet. dhe me laminim deri ne 10 vjet. Printimet jane pa aroma dhe pa permbajtje kimikatesh te demshme, jane rezistente ndaj zjarrit dhe pa kerkesa te vecanta per ventilim. Printimet ne Latex jane te aprovuara dhe certifikuara nga Instituti i Kujdesit te Shendetit, si dhe te lejueshme per ambiente sociale dhe qendra shendetsore.